HISTORIA E MASONERISË SË LIRË

History

 

LASHTËSIA E MASONERISË

 

Në bazë të kërkimeve të gjithë Historianë dhe studjuesve, është në pajtim se Masoneria e sotme ka histori të menjëhershme nga Mjeshtrajt (Ustallarët) e Ndërtimit të Katedraleve  Gotike dhe Mesjetare.

 

Këta ndërtues qenë shumë të lidhur me Kalorësit Tempullarë dhe ndërtimet e organizatës së Tempullare, trashëgimtarë të murgjëve të Europës Qëndrore dhe Kolegjeve Bizantine, e origjina e këtyre të fundit shkon pas në Kolegjet Romake. Nëpërmjet këtij zinxhiri, si rrjedhim mund të thuhet se Masoneria shkon pas në shekullin e 6-të Para Krishtit.

 

Ky zinxhir tradicional dhe i pandarë na çon pas në shumë të rëndësishmet, Shkollat e Inicuese të Egjiptit të Lashtë, pjesëtarët e të cilave arritën gradën më të lartë të inicimit. Besohet se Moisiu, Pitagora dhe Platoni të kenë qënë pjesëtarë ndër këta iniciantë të lartë (mëdhenj).

 

Secili Kolegj pati një bashkësi ku arti-zanët mblidheshin në ditë të caktuara, nën ndjenjën e solidarizimit (të bërit një) të pastër të të shpërndarit ushqim. Padyshim, pjesa fetare drejtohej nga një Prijës (Mjeshtër) i këtij “Kolegji” (Bashkësie).  Pjesëtarët e kolegjit transmetonin (përcillinin) dhe ruanin me xhelozi, sekretet (të fshehtat) e ndërimit.

 

Fama e mire e tyre si ndërtues shumë të aftë tërhoqi pas shumë fisnikë.

 

Pas rënies së Romës, pati përmbysje të shumta të rregullit shoqëror dhe ajo që ngeli nga Kolegji u integrua (ndërthur e përshtat) me zanatet e ndërtimit, që në atë kohë, në botën e krishterë ishin në shtim.

 

Muret e trashë të këtyre institucioneve dhuruan (ofruan) një mbrojtje dhe siguri si mirëmbajtës dhe ruajtës të arteve dhe shkencave si dhe lejuan  ndërtuesit të lëvizin lirishëm. Kështu ata ndërtuan kishat dhe ‘konventat – dioqezat’ e periudhës 6 dhe 7 Pas Krishtit. Dalë-ngadalë, nëpërmjet historisë, paqja në zgjerim e së mirave materiale dhe imigrimit të artizanëve mundësoi ribashkimin e Vëllazërisë së Mjeshtrave Ndërtues.

 

Parimi Masonik i Urdhërit të Tempullit, si inicues dhe ruatës së traditës parimore, është i pamohueshëm. Pas ndalimit të Kalorësve Tempullarë nën duart e inkuizicionit (përndjekjes radikale të krishterë), disa prej anëtarëve të tij gjetën strehim në vende Europiane ku urdhëri mbijetoi në lozhat e Ndërtuesve.  Ata që gjetën strehim në Skoci, si rrjelloë themeluan Masonerinë e Lirë Skoceze.

 

Ndërtuesit e lashtë gjatë gjithë jetës së tyre qenë të përfshirë në anë religjioze. Puna pati një karakter të shenjtë pasi simbolizonte krijimin e qënieve nga Hyjnia.  Ndërtuesit punuan në tenda e lozha ku pranoheshin vetëm praktikues të zanatit dhe sekretet përcilleshin nga Mësuesi (Mjeshtri) tek nxënësi. Rrejdhojë e punës së tyre janë e do të mbeten katedralet e mrekullueshme si nje Libër i Diturisë Ezoterike ku mjeshtrat e asaj kohe shkruan dhe trashëguan diturinë e Mistereve te Lashtësisë nëpërmjetë simboleve, njëjtë si në arkitekturën e Egjiptit të Lashtë.

 

Gjithësesi, ndërtuesit e lashtë, nuk ishin vetëm ndërtues apo përpunes guri. Gjatë ndërtimit të këtyre monumenteve, pjesëtarët takoheshin për të punuar në lidhje me metafizikën dhe mësimet filozofike. Fundi i periudhës se madhe ndërtuesve operues qe fillimi i atyre që sot njihen si spekulativë, praktika filozofike dhe aspekti inicues i të cilëve ka vazhduar deri në këtë ditë.

 

NJË SHOQËRI INICUESE

 

Masoneria e sotme synon të ndërtojë Tempullin e brendëshm, që është thelbi i kujtdo. Për ta arritur këtë praktikuesve u vihen në shërbim simbolet për të arritur një lidhje dhe rritje shpirtërore.

 

Masoneria është një shoqëri autentike inicuese pasi përcjell një inicim të vërtetë nëpërmjet ritualeve dhe simboleve të saj, mësimet e së cilës janë trashëgimi e Shkollave të Mistereve te lashtësisë.

 

Inicimi përcjell një ndikim të caktuar shpirtëror, i arrirë nëpërmjet ritualeve, efektshmëria e të cilëve është i madh si dhe fuqishëm i ndkuar nga shpjegimi i duhur trashëgimia legjitime e simboleve të tyre.

 

Të gjitha hapat autentik inicues synojnë zgjimin shpirtëror të kantidatit. Vetëm shpjegimi  (pa praktikjë)  nuk mund të japë njohuri të ‘Diturisë Misitke’ pasi zgjimi shpirtëror nuk mund të nxitet veçëse nga sistematika brendësore që duhet mbështetur nga njohuria e thellë e vendosur në mekanizmat psikike.

 

Qëllimi i inicimit është ta drejtojë njeriun drejt njohjes individuale e Ndriçimit të brëndshem. Mënyra (Metoda) inicuese e Masonerisë është thelbësisht (esencialisht) një udhë e brëndshme intuitore dhe kjo është arësyeja përse Masoneria e Lirë përdor simbole për të ngacmuar (nxitur) këtë ndriçim duke qënë se këta simbole flasin të njëjtën gjuhe me subkoshiencën (ndër-ndërgjegjen).

 

MASONERI EGJIPTIANE 

Riti i Mizraimit

 

Që herët në 1738, dikush mund të gjejë gjurmë të këtij Riti të mbushur me alkimi, okultizëm dhe lidhje egjiptiane, në një strukturë prej 90 gradësh. Konti Kaliostro është një personazh çelës i kohës së tij, që i dha ritit impulsin – shkëndijën e nevojshme të zhvillimit të tij.  Shumë i afërt me Mjeshtrin e Madh të Urdhërit të Kalorësve të Maltës, Manuel Pinto de Fonseca, Kaliostro themeloi Ritin  e Masonerisë së Lartë Egjiptiane në vitin 1784. Ndërmjet 1767 dhe 1775 ai arriti Arcana Arcanorum – Misterin e Mistereve, që janë gradët e larta hermetikeke, nga Zoti Kalorës Lugji i Akuinos, vëllai i  Mjeshtrit të Madh kombëtar të Masonerisë Napolitane. 

 

Në 1788, ai i prezantoi ata në Ritin e Mizraimit dhe u dha Dëftesa të këtij Riti. Ky rit u zhvillua shpejt në Milano, Xhenova dhe Napoli. Në 1803, u përfaqësua nga Jozefi, Mikeli dhe Mark Bedaride. Në 1817 u ndalua, i ndjekur nga incidentet e katër Drejtuesve të La Roshellës të shkaktur nga rudhëri i Karbonarit. 

 

Riti i Memfisit

 

Riti i Memfisit u themelua nga Jacques Etienne Marconis de Nègre – Xhak Etien Markonic de Negre në 1838, si një variant i Ritite të Mizraimit, i ndërthurur me element nga Tempullartët e kalorësia si dhe alkimi e mitologji të egjiptit të lashtë.

 

Pati të paktën dy Lozha në Paris, “Osiris” dhe “Des Philadelphes”, dhe dy të tjera në Bruksel: “La Bienveillance” dhe “De Heliopolis”, si dhe disa ndjekës në Angli. 

 

Bashkimi i Urdhërave të Ritit të Memfisit dhe Mizraimit. 

 

Në 1881, Gjenerali Xhuzepe Guribardhi bashkoi dy ritet në 1889. Njohja e urdhërit u rrit shumë nga Mjeshtri i Madh i Urdhërit Teodor Rojsi (Theodor Reuss) 1902, dhe Gjon Jarku (John Yarker) si trashëgimtar në 1913.

 

The history of our Orders' lineage can be viewed at the below link: